“Furia e Kuqe” me serinë e jashtëzakonshme të rezultateve

0%

Spanjën nuk e ndal dot askush, së paku këtë e thonë statistikat. Kampionët e Botës e treguan forcën e tyre edhe përballë Kroacisë, duke i mposhtur 4:1, në ndeshjen e vlefshme të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Golat e Yamal, Pubill dhe Williams rezultuan vendimtar për suksesin e skuadrës, ndërsa “harta” e rezultateve përshkruan më së miri dhe formën fantastike të Spanjës.

Plot 40 ndeshje pa humbje dhe 10 ndeshjet e fundit të gjitha fitore, tregues se Spanja nuk njeh rivalë në fushë. Madje, barazimet janë fare pak të pranishme në gjithë këtë ecuri “fenomenale”. Jo më kot, Lamine Yamal me shokë mbajnë edhe statusin e kampionëve, atë të Europës dhe të Botës.

Burimi: Bota Sot