Mediat spanjolle po analizojnë fitoren 4:1 të Spanjës ndaj Kroacisë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Një nga emrat e përmendur është portieri kroat Dominik Livakoviç, ndërsa vëmendje të veçantë merr goli i tretë i Spanjës dhe shpejtësia me të cilën u shënua i pari. Spanjollët veçojnë faktin se Lamine Yamal dhe Livakoviç janë bashkëlojtarë te Barcelona.
Pas ndeshjes, Yamal shpjegoi se te goli i tij për 3:1 mendoi për atë që Livakoviç bën gjatë stërvitjeve: “E njoh shumë mirë nga stërvitjet. Mendova për stërvitjet, për atë që ai bën, dhe topi hyri.” Kroacia e pësoi golin e parë që në aksionin e parë të Spanjës. Spanjollët realizuan pas 25 pasimeve, vetëm 70 sekonda pas fillimit të ndeshjes.
Agjencia spanjolle EFE e përshkroi shpejtësinë e golit duke thënë se Livakoviç pothuajse “nuk arriti as t’i rregullonte dorezat” para se Yamal ta mposhtte. Për golin e tretë, Cadena SER shkroi se Livakoviç “nuk e priste një përfundim të tillë”, ndërsa El País tha se Yamal gjeti një “çarje” mes shtyllës dhe bashkëlojtarit të tij te Barcelona.
