Gjyqtari i famshëm anglez pritet të marrë postin e rëndësishëm në futbollin turk! Anthony Taylor pritet të emërohet përkohësisht në krye të Komisionit Qendror të Arbitrazhit (MHK) të Turqisë, pas ndalimit të kryetarit aktual, Ferhat Gündoğdu.
Gündoğdu ishte një nga shtatë personat e ndaluar dje në kuadër të një hetimi për ndërhyrje të dyshuara në klasifikimet, caktimet dhe vlerësimet e gjyqtarëve, si dhe në provimet e arbitrazhit. Taylor ka shërbyer si Drejtor i Gjyqtarëve të Elite-ës pranë MHK-së që nga tërheqja e tij nga Premier League dhe futbollin anglez deri në muajin gusht./Ii.
