Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, ku sipas informacioneve fillestare janë përfshirë disa automjete. Në fotografitë dhe pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, vërehen dëme materiale në automjete, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përplasja e automjeteve.

Burimi: Bota Sot