LEX | Mungon Omer Tene, shtyhet gjykimi për krim të organizuar dhe

0%

Seanca gjyqësore në rastin ndaj Omer Tenes dhe të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar dhe mashtrim është shtyrë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi nuk është siguruar prania e Tenes në seancë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë rast, të akuzuar janë Omer Tene, Altin Gashi, Bindi Balidemaj, Ilir Kadishani, Dibran Morina, Flaura Behluli, Altina Rashiti, Lauresa Hoxha, Artan Ademaj, Kujtim Islamaj dhe Vildane Kosumi. Prokuroria Speciale i ngarkon me pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe mashtrim, ndërsa Omer Tene dhe Dibran Morina akuzohen edhe për shpëlarje të parave.

Sipas aktakuzës, veprimtaria e dyshuar është zhvilluar nga tetori i vitit 2018 deri në nëntor të vitit 2022, përmes kompanisë “O.T. Capital L.L.C” në Prishtinë, e cila, sipas Prokurorisë, nuk ishte e licencuar për ndërmjetësim financiar dhe shërbime brokerimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria pretendon se Tene drejtonte grupin, ndërsa të akuzuarit u prezantoheshin shtetasve të huaj me emra të rremë, si ndërmjetës apo këshilltarë financiarë. Ata dyshohet se i nxitnin qytetarët të investonin në platforma online, duke u premtuar fitime të larta me rrezik minimal. Gjithnjë sipas aktakuzës, vlerat që klientët shihnin në këto platforma ishin vetëm simulime.

Në disa raste, qytetarëve u kërkohej të instalonin programe që mundësonin qasje nga distanca në pajisjet e tyre elektronike, kinse për t’ua lehtësuar investimin. Kjo qasje, sipas Prokurorisë, shfrytëzohej për të tërhequr para nga llogaritë bankare pa autorizimin e tyre. Në seancën fillestare të mbajtur më , të 11 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Tene dhe Morina kishin mohuar edhe akuzën për shpëlarje të parave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com