Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Shqipërinë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve shqiptare. Gjatë vizitës në Tiranë, von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në agjendë është edhe takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas agjendës së publikuar, presidentja e Komisionit Evropian pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën . Pas takimit me Ramën, në orën , von der Leyen dhe kryeministri shqiptar do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të flasin për çështjet e diskutuara gjatë takimit. Vizita në Shqipëri është ndalesa e parë e turit të saj vjetor në Ballkanin Perëndimor.
Pas Tiranës, më 1 tetor, von der Leyen do të udhëtojë drejt Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa turi do të përmbyllet më 2 tetor në Maqedoninë e Veriut. Agjenda e vizitës: – Mbërritja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kryeministri. – – Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
