Gjendet pa shenja jete një person në Klinë, nisin hetimet

0%

Një person ka humbur jetën në Klinë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin. Sipas njoftimit të Policisë, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi