Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Mamushë,

0%

Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë në Mamushë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, është plagosur nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Burimi: Telegrafi