Zjarr në Kijevë të Malishevës, digjet tërësisht një objekt biznesi

0%

Policia ka nisur hetimet për një rast të zjarrvënies në fshatin Kijevë të Malishevës, i cili kishte ndodhur më 23 shtator. Sipas Policisë, nga zjarri ishte përfshirë një objekt që viktima, mashkull kosovar, e shfrytëzonte për biznes me produkte ushqimore. Si pasojë e zjarrit, objekti është dëmtuar tërësisht, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Rasti është iniciuar më 29 shtator në konsultim me prokurorin dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi