Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë. Rasti ka ndodhur të martën, në ora . “Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. I dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Rasti është duke u hetuar.
Burimi:
Telegrafi
