Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali

0%

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është shënuar ne orët e para të mëngjesit të sotëm në Fllakë të Durrësit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës , në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot