Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të PDK-së lidhur me rolin e Perëndimit në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Gjinovci ka përmendur mbështetjen e figurave ndërkombëtare si Tony Blair, Bill Clinton, Jacques Chirac e Joschka Fischer, si dhe rolin e Ibrahim Rugovës në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar.
“Nuk mjafton veç me luftu”, ka shkruar Gjinovci, duke shtuar në fund: “Keni nisë me i besu rrenat e juaja”. Postimi i Rronit: Këta përnime kanë nise me besu që Kosovën nuk e ka çliru perëndimi 😀 Po ikni more atje se mos me pasë konë Toni Blleri i Britanisë së Madhe, e Klintoni i Amerikës, e Shiraku i Francës, e Joshka Fisheri i Gjermanisë, e qe besa mos me konë Ibrahim Rugova që e ka sensibilizu opinionin ndërkombëtar prej fillimit të viteve 1990-a, tash ishim kon si palestinezët e kurdët.
Nuk mjafton veç me luftu. Bukërmysësa, keni nisë mi besu rrenat e juja.
