Mori fshehurazi veturën e babait, 15-vjeçari në Shqipëri përfundon në

0%

Një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe një 16-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik që ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Pezë-Helmësit. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur 15-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit, vetëm 15 vjeç, ka humbur jetën. Në automjet ndodhej edhe një 16-vjeçar, i cili ishte pasagjer. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas Policisë, 16-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake të bëra publike për rastin, dyshohet se 15-vjeçari kishte marrë automjetin e babait të tij pa dijeninë e këtij të fundit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për zbardhjen e rrethanave që çuan në aksidentin tragjik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com