QKMF në Gjilan pajiset me pajisje të reja mjekësore

0%

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me pajisje të reja mjekësore , në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me projektin AQH.

Sipas Hysenit, pajisjet e reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punën e tyre dhe do t’i mundësojnë QKMF-së dhe njësive të saj ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe më efikase për qytetarët. “Po vazhdojmë ta fuqizojmë shëndetësinë parësore, sepse kujdesi i mirë shëndetësor duhet të jetë i qasshëm për secilin”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka shprehur mirënjohje për projektin AQH për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi