Kombëtarja e Kroacisë është mposhtur 4:1 nga Spanja në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve. Pas ndeshjes, Joshko Gvardiol foli për paraqitjen e Kroacisë dhe pranoi se skuadra i tregoi shumë respekt kundërshtarit. “Ndeshje e vështirë, humbje e rëndë në fund. Duhet t’i përgëzojmë. E dinim se çfarë na priste. Nuk është aspak e lehtë të luash si mysafir ndaj një ekipi të tillë.
I treguam shumë respekt. E pësuam golin e parë pas rreth 30 sekondash. Pastaj për disa minuta përpiqesh të rikthehesh në normalitet dhe në fund – humbje e rëndë ”, tha Gvardiol. Gvardiol foli edhe për Dion Drena Beljon, i cili shënoi golin e vetëm të Kroacisë: “Më vjen mirë për Beljon. E dimë se çfarë lojtari është Yamal. Ai do ta shfrytëzojë hapësirën kur lihet i vetëm”.
Mbrojtësi kroat theksoi se Lamine Yamal duhet të mbulohet me kujdes, pasi hapësira dhe koha i japin mundësi të rrezikojë.
