Manaj tregon se çfarë i tha trajneri

0%

Rey Manaj ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë me rezultatin 0:3 përballë San Marinos, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Ligës C në Ligën e Kombeve. Sulmuesi i cili shënoi dhe golin e fundit, ndërsa dha edhe kontribut për të parin drejt Mehmetit, foli për mediat pas ndeshjes. “Më kishte thënë që të luaja më shumë. Edhe 10 minuta se pastaj do dalësh.

Ishte mirë që edhe është i kënaqur. Të kishin bërë gol edhe Shpendi me Dakun. Të shënojmë të gjithë sepse jemi të gjithë të lumtur. Ke barazuar sonte Sadikun, mund të kapësh vendimn e parë? Objektivat personale nuk më pëlqen të flas. Rëndësi ka që ekipi të kapë Ligën e Kombeve. Gjëja kryesore është të shkojmë në Europian. Çfarë ndryshimi ka momenti dhe pozicioni?

Shiko normalisht që të marrim parasysh që luanim me San Marinon. Mund të luash pastaj dhe me Spanjën dhe Gjermaninë. Për mua është shumë e lehtë kur janë shumë veta dhe me rëndësi që trajneri ka idetë e veta. Ekipi mund të japë edhe më shumë. Finlanda fitoi 7-0, barazoi Bjellorusinë. Të gjitha ekipet janë të vështira. Ky është futbolli”, tha Manaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot