Forcat amerikane kanë goditur të dielën dy raketahedhës iranianë në ishullin Larak, në ngushticën e Hormuzit, ka thënë një zyrtar amerikan për Fox News. Sipas zyrtarit, forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ishin vërejtur duke u përgatitur të lëshonin raketa dhe të vendosnin mina detare në ngushticën e Hormuzit.
Sulmi vjen pasi javën e kaluar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) përfundoi një operacion për pastrimin e minave detare nga rrugët ndërkombëtare të transportit në këtë ngushticë. Ky është sulmi i parë amerikan ndaj objektivave në Iran pas disa javësh.
