Selin Bollati mahnit me paraqitjen elegante në Instagram

0%

Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje elegante dhe të kuruar deri në detaj. Balerina shqiptare u shfaq me një fustan të shkurtër në nuanca kremi, i cili binte në sy për mëngët voluminoze dhe detajet delikate të qëndisura në pjesën e sipërme.

Pamja e saj u kompletua me grim të sofistikuar, flokë të stiluar me onde të lehta dhe aksesorë minimalistë, duke krijuar një kombinim mes finesës dhe stilit modern. Selin Bollati/Instagram Pozat e realizuara para pasqyrës së dhomës së grimit i dhanë edhe më shumë hijeshi paraqitjes së saj.

Selin zgjodhi një stil romantik dhe elegant, duke vënë në pah linjat e saj dhe shijen e rafinuar në modë. Selin Bollati/Instagram Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale morën menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. Me këtë paraqitje, Selin Bollati dëshmoi edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen me zgjedhjet e saj stilistike dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Selin Bollati/Instagram Selin Bollati/Instagram Selin Bollati/Instagram

Burimi: Telegrafi