Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

0%

Në media është raportuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president të Kosovës. Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Sejdiu, Kurti apo Abdixhiku për këto raportime, ndërsa as LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë konfirmuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, emri i Sejdiut ka nxitur reagime të analistëve dhe figurave publike, të cilët kanë vlerësuar profilin e tij, por edhe kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit. Drejtori i KIPRED-it, , e ka vlerësuar lart figurën e Sejdiut, duke theksuar përvojën e tij në drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Peci ka përmendur faktin se Sejdiu ka qenë profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ambasador dhe udhëheqës misioni në Ankara e Nju Jork, si dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Pecit, kjo përvojë përfshin dy prej fushave kryesore të përgjegjësisë presidenciale – politikën e jashtme dhe rendin kushtetues. Bekim Sejdiu në garë për president?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet se Sejdiu është figurë e njëanshme apo partiake, duke përmendur se kur ishte zgjedhur gjyqtar i Kushtetueses, vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte votuar kundër tij. Edhe ish-deputeti e ka vlerësuar pozitivisht figurën e Bekim Sejdiut.

Ai ka thënë se Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës nëse do të zgjidhej president. Deda e ka përshkruar atë si një figurë me integritet të lartë intelektual, njohës të politikës së jashtme dhe interesave të Kosovës, si dhe mbrojtës të Kushtetutës.

Ai ka shprehur shpresën që emri i Sejdiut të mos përdoret për “lojëra partiake”, por të jetë pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare mes LVV-së dhe LDK-së. Në anën tjetër, analisti ka ngritur dyshime se propozimi i Sejdiut mund të jetë pjesë e një skenari politik të Kurtit ndaj LDK-së.

Sipas Muharremit, nëse kandidatura e Sejdiut nuk arrin të sigurojë konsensusin e nevojshëm brenda LDK-së, përgjegjësia për dështimin mund t’i mbetet kësaj partie.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi, duke paralajmëruar se dështimi i procesit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërsa juristi dhe ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, , ka ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së Sejdiut në një proces politik që, sipas tij, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Demhasaj ka thënë se është e vështirë të besohet se një jurist me përvojën e Sejdiut do të pranonte kandidaturën në një proces ku, sipas tij, janë shkelur afatet dhe procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën Megjithatë, ai ka vlerësuar se, sa i përket përgatitjes profesionale, përvojës dhe kredibilitetit, Sejdiu është figurë që mund ta përfaqësonte me dinjitet institucionin e presidentit.

“Presidenti duhet të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve, jo produkt i një kompromisi politik që vetë mund të vihet në dyshim nga Kushtetuta”, ka shkruar Demhasaj.

Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga zhvillimet kryesore në skenën politike, ndërsa mbetet të shihet nëse emri i Bekim Sejdiut do të konfirmohet zyrtarisht dhe nëse do të sigurojë mbështetjen e nevojshme politike./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi