Tri ndeshje radhazi me gol – Vedat Muriqi i pandalshëm te Fenerbahce

0%

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin elitar të Turqisë, duke shënuar një tjetër gol me fanellën e Fenerbahçes. Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist që në fillim të ndeshjes ndaj Samsunsporit, e vlefshme për kampionatin turk. Muriqi e zhbllokoi takimin në minutën e tretë, duke i dhënë Fenerbahçes epërsinë 0-1.

Harika vuruş gol Vedat Muriqi #samvfb pic.twitter.com/iU5qBrlLAx — Hezerinho1907 (@hezerinho30) August 30, 2026 Ky është goli i dytë i Muriqit në tri paraqitje në elitën e futbollit turk këtë sezon. Përveç dy golave, sulmuesi kosovar ka regjistruar edhe një asistim.

Ai po ashtu ka gjetur rrugën e golit edhe në Ligën e Kampionëve, duke e dërguar Fenerbahcen në këtë garë. 🔥 Vedat Muriqi, 3 maçtır gol atıyor. ✅ Konyaspor ✅ Lyon ✅ Samsunspor pic.twitter.com/GQN7LekoIY — Nexus Sports (@nexustransfer) August 30, 2026 Muriqi po tregon kështu një nisje mjaft pozitive të sezonit, duke qenë një prej lojtarëve kryesorë të Fenerbahçes në repartin ofensiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi