Prishtina i jep leksion Llapit

0%

Prishtina ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës. Prishtina e ka dominuar ballafaqimin dhe me meritë ndali tre pikë nën drita e reflektorëve. Assane Diatta (2’e 71’), Albin Krasniqi (63’), Arianit Fazlija (84’) – realizuan për fitoren e thellë. Duhet veçuar golin e bukur nga distanca të Krasniqit.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina i jep leksion Llapit. Prishtinasit renditen në vend të tretë me 6 pikë dhe Llapi në fund me 0 sosh.

Burimi: Bota Sot