Daja përsëri përballë Skënderbeut: Vlerë e shtuar rikthimi i tij në

0%

Dinamo do të kthehet përsëri të përqendrohet te kampionati pasi ka mbyllur aventurën europiane me play-off të Ligës së Konferencës. Trajneri i bluve, Ilir Daja, sot ka theksuar në një prononcim për mediat se do të jetë pak e vështirë të ndryshohet kursi menjëherë.

“Rikthehemi në kampionat, pavarësisht se nuk ka nisur në më të mirën e mundshme, duke qenë se kemi bërë një rotacion shumë të madh në javën e parë, sepse ishim të detyruar nga ndeshja që na priste në play-off-in e Conference League, ndeshja e dytë në Qipro.

Jemi të ndërgjegjshëm që rrugëtimi në Europë është një sukses, duke parë që është viti i dytë që Dinamo shkon në play-off dhe gjithashtu jemi koshient që ky rrugëtim në Europë vjen pasi kemi bërë një kampionat relativisht të mirë, sepse kampionati të jep mundësinë që të qëndrosh në vendet e sipërme e të paraqesësh vlerat si ekip edhe në Europë. Tani kthehemi dhe fokusohemi në kampionat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E dimë që është e vështirë, sepse kemi bërë 120 minuta në play-off para tre ditësh. Përballë kemi një Skënderbe që rikthehet në Abissnet Superiore dhe është një vlerë e shtuar rikthimi i Skënderbeut në elitën e kampionatit shqiptar.

Ne jemi një ekip që kemi ruajtur njëfarë strukture dhe jemi përforcuar me lojtarë të rinj, por besoj që ndeshja me Skënderbeun duhet vlerësuar në maksimum, sepse edhe ata vijnë pas një barazimi me një dozë psikologjike disi të mirë, duke parë barazimin në ndeshjen e parë me Vllazninë.

Dhe ne duhet të menaxhojmë sa më mirë që të jetë e mundur ato burime energjetike, që të jemi sa më efikasë në këtë përballje që kemi nesër në Elbasan kundër Skënderbeut. Skuadra është në gjendje të mirë, edhe pse vazhdojmë të kemi probleme me dy lojtarë për shkak të viruseve të stinës që janë në qarkullim, ku njëri prej tyre, Aliji, nuk do të jetë i gatshëm.

Ndërsa pjesa tjetër është e gjitha në dispozicion për ndeshjen e nesërme”, tha ndër të tjera Daja.

Burimi: Bota Sot