Shpërndaje në: Mesfushori Besfort Zeneli ka shkëlqyer të dielën me fanellën e Union SG të Belgjikës. Zeneli shënoi gol dhe kontribuoi me asistim në fitoren 3:0 ndaj gjigantit Anderlecht. Ndeshja i takoi javës së katërt të elitës së futbollit belg. Zeneli e shënoi fillimisht golin e epërsisë 1:0 në minutën e 38-të, ndërsa në fund të pjesës së parë asistoi për golin e dytë të vendësve.
Zeneli luajti deri në minutën e 87-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Union SG ka shtatë pikë nga tri ndeshje.
