Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, ka arritur tre pikë me mund të madh në udhëtim. Skuadra e Dritës ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së katërt të elitës së futbollit të Kosovës. Arb Manaj shënoi me kokë në minutën e 77-të. Pas javës së tretë, Malisheva kryeson me 7 pikë, Gjilani me 7, Drita 6 dhe Vushtrria është në fund me 0 pikë.
Vushtrria ende nuk ka shijuar pikën e parë në edicionin e ri.
Burimi:
Bota Sot
