Nunez tregon makthin që kaloi tek Al-Hilal

0%

Darwin Nunez e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën tek Al-Diriyah, duke shënuar dy gola në ndeshjen debutuese ndaj Al-Ittifaq. Duke folur më pas për rrjetin Thmanyah, Nunez zbuloi vuajtjet e muajve të fundit tek Al-Hilal. Vetëm rikthimi në fushë, tha uruguajani, kishte më shumë rëndësi se dy golat, sepse i ktheu një ndjenjë që i kishte munguar për kaq shumë kohë.

“Së pari, jam shumë i lumtur me rikthimin tim në futboll. Gjashtë muajt e fundit në Al-Hilal ishin shumë të vështirë për mua dhe për familjen time, sepse nuk isha në gjendje të luaja asnjë ndeshje të plotë. Dhe sinqerisht, nuk uroj që askush të kalojë një përvojë si e imja, sepse në fund të fundit të gjithë ne si lojtarë duam të garojmë, të luajmë dhe të shijojmë atë që bëjmë.

Tani e kam kaluar atë periudhë të vështirë. Falënderoj familjen time sepse ata qëndruan pranë meje dhe nuk më lejuan të bija gjatë asaj kohe të vështirë, por gjithmonë them: pas stuhisë , dielli do të lindë”, tha Nunez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot