Granit Xhaka shkëlqen në fitoren e parë të Sunderlandit

0%

Granit Xhaka ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e parë sezonale të Sunderlandit në Ligën Premier, që mposhti Fulhamin me rezultat 1-0. Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe, sipas vlerësimit të Sofascore , ishte lojtari më i mirë i ndeshjes te Sunderland, me notën 8.4.

Xhaka e nisi dhe e përfundoi ndeshjen në fushë, duke qenë një pikë e rëndësishme e mesfushës së skuadrës së tij. FIRST WIN OF THE SEASON! 🔥 #SUNFUL pic.twitter.com/zLz4gC45qx — Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 30, 2026 27-vjeçari regjistroi 71 prekje të topit, realizoi 54 nga 58 pasime të sakta, ndërsa fitoi 5 nga 7 duele.

Ai gjithashtu pati 12 nga 15 topa të gjatë të saktë, fitoi tri faulle dhe krijoi një rast të mirë për shënim. Paraqitja e tij ishte veçanërisht e rëndësishme në një ndeshje të luftuar, ku Sunderland arriti ta ruajë epërsinë minimale deri në fund dhe të marrë tri pikët e para të sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi