Zbulohet lapidari përkujtimor në nderim të policit Triumf Riza

0%

Me rastin e 19-vjetorit të rënies në detyrë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, të dielën më , u mbajt ceremonia përkujtimore, gjatë së cilës u zbulua lapidari në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Lapidari përkujtimor u vu në vendin ku ai u vra më .

Në këtë ngjarje, në prani të familjes Riza, drejtuesve institucionalë në detyrë, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të ftuarve, u nderua kujtimi për Triumf Rizën dhe për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës.

“Lapidari i ngritur në nderim të tij mbetet simbol i kujtimit dhe mirënjohjes për sakrificën e Triumf Rizës, emri i të cilit mbetet i përjetshëm në kujtesën e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë drejtues të institucioneve dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se lapidari do të jetë dëshmi e përhershme e sakrificës së Rizës. “Më 30 gusht të vitit 2007, jeta e tij u ndërpre në mënyrë tragjike nga dora e kriminelëve. Ata mundën t’ia marrin jetën, por nuk mundën t’ia shuajnë emrin dhe as kujtimin që la pas”, tha Hoxha.

“Ky lapidar është kujtesë, është nderim, është dëshmi, është një amanet për brezat që do të vijnë”, shtoi ai. Në moshën 27-vjeçare ishte vrarë polici i forcave speciale, Triumf Riza, më .

Sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të. Arben Berisha është shpallur fajtor dhe dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e Triumf Rizës.

Enver Sekiraqa, i akuzuar se ka nxitur Arben Berishën për ta vrarë policin Triumf Riza, ishte dënuar nga shkalla e parë me 25 vjet burgim. Sekiraqa, që nga vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Burimi: Kallxo