Alarm në NFL

0%

Një studim i ri ka zbuluar se të paktën një në katër lojtarë të NFL-së që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 2016–2021 vuante nga encefalopatia traumatike kronike (CTE), një sëmundje degjenerative e trurit që mund të diagnostikohet vetëm pas vdekjes. Nga 878 ish-lojtarë të vdekur gjatë kësaj periudhe, 235 kishin dhuruar trurin për kërkime shkencore dhe 215 prej tyre rezultuan me CTE.

Sipas studiuesve, lojtarët e NFL-së kanë një shkallë vdekshmërie nga sëmundjet neurodegjenerative rreth katër herë më të lartë se popullata e përgjithshme. Për këtë arsye, familjet e ish-sportistëve po tregohen gjithnjë e më të gatshme për të dhuruar trurin e tyre për studime.

Ndërkohë, NFL dhe sporte të tjera kanë forcuar rregullat për mbrojtjen e lojtarëve pas tronditjeve cerebrale, duke kërkuar vlerësim mjekësor dhe periudha më të gjata rikuperimi përpara rikthimit në fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot