Në ta dinë Gucati dhe shumë të tjerë!

0%

UÇK-në e nderojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, jo vetëm shqiptarët në Kosovë. UÇK-ja është vlera sublime e çlirimit të Kosovës, shpirti i lirisë së popullit autokton shqiptar të Kosovës, i cili ka vuajtur aq gjatë dhe aq shumë mizoritë dhe masakrat makabre nga të gjitha regjimet e Serbisë fashiste, deri te regjimi i fundit i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Në ta dinë të gjithë krerët e UÇK-së, edhe Ngucati, se UÇK-në e duan dhe e nderojnë të gjithë shqiptarët e Kosovës, pa harruar as edhe njëherë se veteranë të UÇK-së ka në të gjitha subjektet politike, edhe në LVV, por dallimi i veteranëve në partitë politike është kundër vlerave të UÇK-së.

Të gjithë që flasin dhe mendojnë shqip dhe nuk i kanë tradhtuar idealet e lirisë, UÇK-në e ngrenë në piedestalin më të lartë të lavdisë, por luten që asnjëherë Kosova dhe populli shqiptar i Kosovës të mos përjetojë diktaturë ushtarake, për të mos guxuar për t’i shprehur qëndrimet dhe mendimet e tyre për krenarinë, sukseset dhe të metat eventuale të UÇK-së, të popullit vetë, sepse asgjë absolute nuk ka në këtë botë, përveçse diktaturës, sundimit të një regjimi famëkeq mbi popullin e vet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo e keqe kurrë, kurrë mos i trokitë në derë popullit shqiptar të Kosovës, i cili ka vuajtur aq gjatë dhe aq shumë.

Burimi: Bota Sot