Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Dritës dhe Vushtrrisë, e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës. Drita do ta nisë takimin me Malokun në portë, ndërsa në formacion janë edhe Mjaki, Bytyqi, Hajdini, Sheji, Broja, Ismajlgreci, Rroca, Jashari, Balaj dhe Manaj.
Në anën tjetër, Vushtrria starton me Isufin në portë, ndërsa pjesën tjetër të formacionit e përbëjnë Spahiu, Miftari, Islami, Ibrasagic, Paloka, Bahtiri, Behrami, Maxhuni, Demiri dhe Statovci. Të dyja skuadrat synojnë pikët e plota në këtë përballje..
