Spektakël në “Stamford Bridge”

0%

Chelsea është duke udhëhequr 3-1 ndaj Brighton, në sfidën që po luhet në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e dytë në Premier League. Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku Romeo Lavia gjeti golin pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit dhe mos kuptimit mes portierit dhe njërit prej mbrojtësve kundërshtarë.

Në minutën e 14-të, Pedro Neto shënoi golin e dytë për “Blutë”, pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistit të Morgan Rogers. Joao Pedro trefishoi shifrat në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jorrel Hato. Në minutën e 36-të, Brighton reagon duke shënuar me Malick Yalcouye. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për “Blutë”.

Në dy ndeshjet e tjera, Brentford po fiton 0-1 në transfertë ndaj Leeds, falë golit të shënuar nga Kevin Schade 41′. Pjesa e parë në Sunderland-Fulham mbyllet 0-0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot