Urrejini, tallni, izoloni spiunët serbë ndër ne! Ata janë qenia më e

0%

Spiunët janë si kërminjtë. Kur bie shi e nxjerrin kokën e knellen. Kur është mot i nxehtë ata futen në guackë dhe nuk dalin prej saj. Ose janë edhe si gjarpërinjtë. Kur është acar hyjnë nën tokë e nuk i sheh njeri. Kur moti ngrohet dalin e ta zenë rrugën në oborr të shtëpisë. Kështu janë spiunët. Nuk ndjehen sa kohë opinioni publik është sensibël kundër tyre.

Nuk u ndjenë sa kohë Kosova ishte në luftë kundër Serbisë. Por u ndjenë kur u bënë spiunë edhe shtetarët. Në këtë rast ata kapën mediet, televizionet, gazetat e gjithçka që merret me përpunimin e opinionit publik. Shkurt, spiunët dolën për fushe. Njësoj si kërmijtë, zhapinjtë, gjarpërinjtë dhe zvarranikë të tjerë që nuk po i përmend.

Kjo dukuri ka ndodh dhe po ndodh në Koasovë e në Shqipëri. Dikush nga Tirana që në vitin 1993 shkoi në Beograd dhe takoi Milosheviçin, sot mban ligjërata atdhetarie. Mediet e përcjellin me lezet dhe i bëjnë reklamë me tituj të mëdhenj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dikush tjetër që thotë se në kohën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë fshihej në podrume, ka dalë tashmë nga bodrumi dhe është bërë ndërmjetës i bashkim-vëllazërimit midis shqiptarëve dhe serbëve (të kuptohemi serbëve në pushtet)!

Ndërsa pas shpalljes së pavarësisë dolën në Kosovë të gjithë krimbat e BIA-s serbe dhe u shpërndanë në formacione lufte kundër Kosovës dhe interesave të kombit shqiptar. Kosova e di se kush nga radhët e politikës ka shpreh vazhdimisht përkrahje për spiunët serbë në vendin e saj. Janë ata politikanë që kanë punuar dhe projektuar ndarjen e Kosovës.

Janë po ata që mbështetën mediatikisht e në publik Open Balkanin. Janë ata që i thonë Edi Ramës “Bravo se e ke mbrojt Kosovën në mes Beogradit”, me qëllim që t’ia fshehin të gjitha prapësitë dhe teoritë që e lidhin me Serbinë dhe interesat e saj. Në Shqipëri shteti, qeveria pra, dhe shërbimi sekret i saj janë të kapura në të gjitha segmentet nga shërbimi sekret i Serbisë.

Edhe sipërmarrësit e lidhur me qeverinë të qorrojnë po t’u flasësh ndonjë gjë për Aleksandër Vuçiq. – Mos, të thonë, ai është mik i ngushtë i të gjatit. Kemi ardhur në ditën kur duhet të na vijë turp pse nuk jemi spiunë ne që përpiqemi të themi disa të vërteta të hidhura.

E nuk ka turp spiuni që është paguar me paratë e BIA-s serbe, pse i ka shërbyer narrativës së Vuçiq kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Madje spiuni del e na thotë se “Kurrkush ma shumë se une nuk i ka luftuar xhamijat dhe hoxhallarët”! E bën me qëllim që të justifikojë bashkëpunimin e tij me shefin epror në shërbimin sekret të Serbisë.

E ndërkohë që pikërisht ky qëndrim i tij i ka shërbyer dasive në popullatën shqiptare. Spiuni shqiptar, shef i shumë medieve dhe analistëve në Kosovë është në qeli. Ai po hetohet jo vetëm për atë që ka bërë, por më së shumti për bashkëpunëtorët e tij në axhendën serbe. Prandaj dhe kanë filluar të dridhen bashkëpunëtorët e Shehollit. Nuk flejnë rehat.

Nuk përtojnë të bërtasin në ekrane televezive. Nuk ngurrojnë të shajnë edhe gratë që mbajnë qëndrim ndaj tyre. Se spiuni është i paftyrë. As nuk skuqet, as nuk zverdhet. Ai që skuqet e që zverdhet nuk bëhet spiun, as hajdut, as mashtrues e gënjeshtar. Spiuni i ka të gjitha këto vese.

Madje është testuar dhe kur është provuar se ai mundet me mashtru e gënjy, mundet me vjedh e me mohu, atëherë është marrë në shërbimin e spiunazhit. Prandaj nuk është e vështirë t’i zbulosh spiunët. Shihni sa herë janë akuzuar për fallsifikime e mashtrime! Sa herë janë hetuar për vepra të tilla! Shihi si reagojnë në publik, dmth edhe në ekranet televizive.

Se si të kundërvihen, nëse ti reagon për spiunllëkun e tyre dhe atëherë do të kuptosh se ke të bësh me një spiun të sporvuar. Në dhjetor të vitit 2001 më mori në telefon ish-kryeministri Meksi dhe më tha se ti je spiun i Serbisë. Kisha botuar një shkrim të Agim Shehut atë ditë në revistën KOHA, shkrim i cili i kundërvihej zotit Meksi.

Nuk u shqetësova aspak, por ia ktheva me batutë: “Jo Leka, po të isha unë spiun i Serbisë apo i dikujt tjetër, nuk do të ishe ti kryeministër. Atë funksion do ta kisha marrë unë”! Me kaq u mbyll ajo histori dhe nuk ka nevojë më ta vras trunin për atë akuzë. Sheholli dhe arrestimi i tij është një test për të dalluar spiunët e rekrutuar shqiptarë të Serbisë.

Megjithëse ata janë për fushe, nuk fshihen sa kohë që në opinionin publik mbështeten sipas kahjes politike të njerëzve. Spiunin nuk mund e nuk duhet ta marrë askush në mbrojtje. As vetë pjestarët e familjes së tij, jo më ata të familjes politike e partiake. Nëse ndodh kjo, do të thotë se kemi një rrjet spiunësh të gjerë e të sofistikuar dhe se kësisoj shoqëria jonë është vërtet në rrezik.

Spiunët duhet të izolohen. Me ta nuk duhet të flasë askush nga frika se vepron rregulli, sipas të cilit “Më thuaj me kë rri e të të them se kush je”! Spiunët duhet t’i urrejmë jo për t’u hakmarrë ndaj tyre, sepse është shteti (në rastin e Kosovës) që hakmerret sipas ligjit dhe së drejtës ligjore.

Duhet të urrehen ata për të qëndruar larg tyre, siç njerëzit qëndrojnë larg murtajës, fruthit, Covid-it e ku e di unë tjetër! Urreni, pështyni dhe tallini spiunët, kur takoheni me ta! Ata duhet të ndjehen keq, sepse i shërbejnë armikut shekullor të popullit, kombit dhe dy shteteve shqiptare! Të tillë janë edhe patronazhistët!

Burimi: Bota Sot