ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të

0%

Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë dënon ashpër krimet e luftës të kryera në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe rastet e Hagës në Maqedoni nga viti 2001, si dhe çdo përpjekje për glorifikimin, relativizimin apo justifikimin e tyre. “Për ne nuk ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për respektimin e viktimave, të drejtës ndërkombëtare dhe vlerave civilizuese.

Asnjë krim lufte nuk mund të justifikohet dhe asnjë kriminel lufte i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nuk mund të paraqitet si shembull për respekt apo admirim. Postimi është qëndrim personal i drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe nuk mund të barazohet me qëndrimin e Qeverisë, e as me politikën e bartësve të pushtetit.

Përgjegjësia për veprimet publike dhe qëndrimet personale duhet të merret individualisht dhe institucionalisht. Prandaj, është e paserioze dhe politikisht e pandershme të pretendohet se ZNAM-i “hesht”, vetëm pse nuk kemi reaguar sipas diktatit dhe brenda afatit që dikush nga opozita na ka caktuar”, thonë nga ZNAM. Nga partia thonë se ZNAM-i flet dhe vepron mbi bazën e parimeve të veta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nëse vërtet duam të diskutojmë seriozisht për vlerat evropiane, demokracinë, përballjen me të kaluarën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, atëherë le të diskutojmë pa etiketim, pa pamflete politike dhe pa konstruksione historike të krijuara për përdorim të politikës ditore. ZNAM-i dënon çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Njëkohësisht, ZNAM-i e refuzon edhe instrumentalizimin politik të kësaj çështjeje jashtëzakonisht serioze, me qëllim krijimin e fajësisë kolektive, ndarjeve etnike dhe konstruksioneve politike.

Venko Filipçe dhe LSDM-ja nga një temë serioze krijojnë një konstruksion të tërë politik, në të cilin përpiqen të lidhin partitë e pushtetit dhe Lëvizjen ZNAM, Serbinë, Aleksandar Vuçiqin, “botën serbe”, Kinën, Rusinë dhe KPM-në, gjë që për ne përfaqëson një spin klasik politik, qëllimi i të cilit është që një veprim konkret ta shndërrojë në një konstruksion më të gjerë për diskreditimin e të gjithë Qeverisë dhe partnerëve të saj të koalicionit.

Njëkohësisht, si Lëvizje dhe subjekt serioz politik, nuk do të lejojmë që “interpretuesit” e vetëshpallur politikë të na shpjegojnë se çfarë mendojmë, në çfarë besojmë dhe për çfarë angazhohemi. Qëndrimi i ZNAM-it është i qartë: NATO dhe BE-ja janë e ardhmja e Maqedonisë!

ZNAM-i do të vazhdojë ta mbajë përgjegjësinë e tij ndaj Maqedonisë me qëndrim të pavarur, parime të qarta dhe respekt ndaj shtetësisë, të drejtës ndërkombëtare dhe të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.

Burimi: Telegrafi