Al Hilal ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Arsenalit

0%

Gabriel Martinelli pritet të largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Al Hilalit, pasi klubi saudit ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin e sulmuesit brazilian. Sipas gazetarit të njohur të afatit kalimtar, Fabrizio Romano, marrëveshja kap vlerën e më shumë se 65 milionë eurove, përfshirë bonuset dhe shtesat e parashikuara në kontratë.

Romano ka konfirmuar se transferimi ka arritur në fazën e tij “Here We Go”, që nënkupton se palët kanë dhënë dritën jeshile për përfundimin e operacionit. Martinelli pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me klubin që garon në Superligën e Arabisë Saudite.

Reprezentuesi i Brazilit raportohet se ka marrë leje për të udhëtuar brenda 24 orëve të ardhshme drejt Arabisë Saudite, ku do të kryejë procedurat e fundit për finalizimin e transferimit. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga gazetari Matteo Moretto, ndërsa tashmë priten vetëm hapat përfundimtarë për zyrtarizimin e lëvizjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Largimi i Martinellit do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në repartin ofensiv të Arsenalit. 25-vjeçari ishte bërë një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Mikel Artetës që prej transferimit nga Ituano në vitin 2019. Pas shtatë sezonesh në Londrën veriore, Martinelli është pranë një kapitulli të ri në karrierë.

Ai largohet nga Arsenali pasi ka ndihmuar klubin të fitojë titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar. Al Hilal ndërkohë po ndërton një repart ofensiv të fuqishëm, pasi Martinelli pritet t’i bashkohet sulmuesit të Aston Villës, Ollie Watkins, i cili gjithashtu është pjesë e planeve të klubit saudit.

Burimi: Telegrafi