Naim Hajrizi nuk i ndahet basketbollit

0%

Basketbolli i Kosovës, ndër vite, ka nxjerrë emra të shumtë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport. Në mesin e tyre është edhe Naim Hajrizi, një nga basketbollistët që i përket disa prej periudhave më të rëndësishme të historisë së basketbollit.

Hajrizi e ndërtoi emrin e tij fillimisht si basketbollist i Trepçës, me të cilën gjatë viteve 80-ta garoi në Ligën e Parë B federative të ish-Jugosllavisë. Ai ishte pjesë e një gjenerate të fortë të klubit mitrovicas, ku luanin emra të njohur si Ferit Zekolli, Blerim Vuniqi, Nusret Qubreli e shumë të tjerë.

Në atë periudhë, Trepça kishte një skuadër mjaft konkurruese dhe Hajrizi ishte ndër lojtarët që spikatnin. Por rrugëtimi i Hajrizit nuk u kufizua vetëm te vitet e 80-ta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ishte pjesë edhe e Vëllaznimit të Gjakovës, ku do të regjistronte një nga paraqitjet më të veçanta. 41 pikë kundër Trepçës Një nga statistikat më interesante të karrierës së Naim Hajrizit daton më , në ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Vëllaznimi triumfoi me rezultat 115:81, ndërsa Hajrizi ishte lojtari më efikas i ndeshjes, duke shënuar plot 41 pikë.

I veçantë ishte edhe konteksti në të cilin u zhvillua kjo përballje. Ishte një periudhë e rëndë politike dhe shoqërore për Kosovën. Ndeshja e 23 majit 1991 mbetet një nga kujtimet më të veçanta të karrierës së Hajrizit, jo vetëm për 41 pikët e shënuara, por edhe për rrethanat në të cilat u zhvillua.

Kapiten i gjeneratës së sakrificës Në vitet ’90, Hajrizi ishte pjesë e gjeneratës së basketbollistëve që e mbajtën gjallë sportin në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Me Trepçën, ai vazhdoi të ishte një prej figurave kryesore dhe në sezonin 1992–93 ishte kapiten i ekipit që fitoi kampionatin e Kosovës për herë të parë.

Kjo gjeneratë e Trepçës kishte në përbërje basketbollistë si Artan Mehmeti, Eroll Pepiqi, Besim Braha, Ilir Selmani e të tjerë. Trepça dhe sukseset pas luftës Pas luftës, Hajrizi vazhdoi të ishte pjesë e Trepçës dhe e periudhës së sukseseve të klubit mitrovicas.

Në fundin e viteve 9-ta0 dhe fillimin e viteve 2000, Trepça fitoi trofe të rëndësishëm, përfshirë Kupën e Kosovës në vitin 1999 dhe kampionatet e Kosovës në vitet 2000 dhe 2001. Hajrizi ishte ndër lojtarët kryesorë të asaj skuadre, së bashku me Ilir Selmanin, Brahim Veselin, Artan Mehmetin, Eroll Pepiqin, Besim Brahën, Fikret Hanxhiqin, Edmond Raçën dhe të tjerë.

Kështu, karriera e tij përfshin tri periudha të rëndësishme: vitet e 80-ta, gjeneratën e sakrificës, si dhe periudhën e sukseseve të mëdha të Trepçës pas luftës. Hajrizi e përfundoi karrierën aktive si basketbollist në vitin 2002, pas një rrugëtimi të gjatë në parket dhe me disa prej trofeve më të rëndësishëm. Pensionimi nga basketbolli aktiv nuk nënkuptoi largimin e Hajrizit nga Trepça.

Përkundrazi, ai vazhdoi të ishte pjesë e klubit në role të ndryshme. Ka punuar si ndihmëstrajner, trajner dhe drejtor sportiv i Trepçës. Edhe në vitet e mëvonshme, Hajrizi ka vazhduar të jetë aktiv në jetën e klubit dhe të basketbollit në Mitrovicë.

Në vitin 2020, në cilësinë e drejtorit të KB Trepça, ai foli edhe për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe për nevojën që klubi të krijojë e të mbajë talentet e veta. Ideatori i Ligës së Veteranëve Por historia e Hajrizit me basketbollin nuk përfundon as këtu. Në vitin 2022, së bashku me ish-basketbollistin Blerim Vuniqi, ai ishte iniciator i idesë për krijimin e Ligës së Veteranëve.

Ideja u përkrah nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe në edicionin e parë morën pjesë gjashtë skuadra: Trepça, Prishtina, Peja, Bashkimi, Ylli dhe Vëllaznimi. Hajrizi u bë edhe kryesues i Komisionit të Veteranëve të FBK-së, pozitë që e mban në strukturat e federatës. Liga e Veteranëve ka sjellë përsëri në parket shumë prej emrave që kanë shkruar historinë e basketbollit kosovar.

Në vitin 2024, Hajrizi ishte pjesë e organizimit të aktiviteteve të veteranëve dhe ndau kupën dhe medaljet në Final Four të Kupës së Veteranëve në Mitrovicë. Ende në parket Dhe këtu qëndron ndoshta pjesa më interesante e gjithë kësaj historie. Naim Hajrizi nuk u nda nga basketbolli.

Pas dekadash në parket, pas roleve të ndryshme në klub dhe pas kontributit në organizimin e basketbollit të veteranëve, ai vazhdon të luajë basketboll.

Sot, ai është pjesë e Ligës së Veteranëve, një aktivitet ku ish-basketbollistët rikthehen në parket, sfidojnë njëri-tjetrin dhe, mbi të gjitha, ruajnë lidhjen me sportin Parketi ka ndryshuar, koha ka ndryshuar, fanellat kanë ndryshuar, por dashuria për basketbollin ka mbetur e njëjtë.

Burimi: Bota Sot