Dramë mes Burak Özçivit dhe familjes së tij? Flet babai i aktorit

0%

Martesa e Burçun Özçivit, motrës së aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, me Hasan Sağdıç po bën xhiron e medieve sociale, por vëmendjen kryesore e mori mungesa e papritur e vetë yllit të kinematografisë.

Mosprania e tij në ditën më të rëndësishme të së motrës menjëherë nxiti “thashetheme” dhe aludime mes ndjekësve, duke ngritur dyshime se brenda familjes mund të kishte shpërthyer ndonjë përçarje e madhe. Megjithatë, të gjitha spekulimet ranë shpejt poshtë me publikimin e pamjeve dhe videove të para nga ceremonia e zhvilluar në Bafra.

Përmes deklaratave publike gjatë festës, çifti i ri dhe babai i aktorit, Bülent Özçivit, sqaruan se nuk bëhet fjalë për asnjë mosmarrëveshje familjare. Arsyeja e vetme e mungesës së Burakut ishte orari i tij mjaft i ngjeshur i xhirimeve në Adana, nga ku e kishte të pamundur të shkëputej fizikisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për t’i dhënë fund zërave negativë, vetë çifti konfirmoi se aktori u lidh me ta përmes një video-thirrjeje gjatë dasmës për t’i uruar nga afër dhe për të qenë pjesë e gëzimit, qoftë edhe nga larg.

Burimi: Bota Sot