Eurolind Avdimetaj rikthehet të Prishtina. Lajmi bëhet i ditur nga klubi i futbollit me renome Prishtina. Cila ishte marrëveshja? “Me marrëveshje trepalëshe mes FC Prishtinës, KF Prishtina e Re dhe portierit Eurolind Avdimetaj, është marrë vendim i përbashkët për përfundimin e huazimit të tij dhe rikthimin te klubi bardhekaltër.
Avdimetaj, i cili ishte i huazuar te KF Prishtina e Re, rikthehet tashmë në skuadrën e FC Prishtinës dhe i bashkohet ekipit për vazhdimin e sezonit”, ka njoftuar FC Prishtina.
