E kryer, sulmuesi i Arsenalit te Barcelona

0%

Shpërndaje në: Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për ta transferuar sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus. Lajmin e ka bërë të ditur të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Jesus do të udhëtojë të hënën për në Barcelonë për t’i kryer testet mjekësore. Barça do të paguaj 10 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, ka insistuar në transferimin e 29-vjeçarit. Jesus ka ëndërruar prej kohësh që të luaj për gjigantin katalunjas. Reprezentuesit të Brazilit kontrata me “Topçinjtë” i përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Jesus pjesë e Arsenalit është nga vitit 2022, kur u transferua nga Manchester City për 52 milionë euro.

Jesus me Arsenalin ka 123 ndeshje të zhvilluara, derisa ka kontribuar me 32 gola dhe 22 asistime. Sulmuesi i qendrës karrierë ka bërë edhe te Palmeirasi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha