Volkswagen Transporter shndërrohet në një “superfurgon” me motorin e

0%

Një furgon i zakonshëm Volkswagen Transporter pritet të shndërrohet në një nga mjetet më të pazakonta dhe më të fuqishme të këtij lloji, falë një motori të marrë nga Audi RS3.

Kompania britanike Van Haven, e specializuar në modifikimin e modeleve Volkswagen Transporter, ka njoftuar projektin e ri “Supervan”, i cili do të kombinojë një VW Transporter T6.1 me motorin e famshëm 2.5-litërsh, turbo me pesë cilindra të Audi RS3.

Për realizimin e projektit, Van Haven do të bashkëpunojë me RML Group, kompaninë britanike të njohur për ndërtimin e automjeteve me performancë të lartë dhe projekteve të veçanta, përfshirë modele të bazuara në Ferrari, Porsche, McLaren, Bizzarrini dhe Nissan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse për momentin nuk janë publikuar fotografi të versionit përfundimtar dhe shumica e specifikimeve teknike mbeten të fshehta, dihet se projekti do të jetë ekskluziv dhe i kufizuar në vetëm 30 ekzemplarë.

Ideja është që motori i Audi RS3 të integrohet në Transporter, duke krijuar një furgon me karakteristika shumë larg atyre të një automjeti tradicional për transport pasagjerësh, transmeton Telegrafi.

Sipas Van Haven, sfida kryesore nuk është vetëm instalimi i motorit, por krijimi i një automjeti që mund të prodhohet në seri të kufizuar, të jetë i sigurt dhe të përmbushë kërkesat e homologimit për përdorim në rrugë. “Supervan-ët tradicionalisht kanë qenë projekte unike, të ndërtuara vetëm një herë.

Prodhimi i një versioni të kufizuar do të thotë se një klient mund ta porosisë dhe kjo është pika kryesore”, ka deklaruar drejtori i Van Haven, Paul Kilbride. Projekti bazohet në dy “donatorë”: Volkswagen Transporter T6.1 dhe Audi RS3, me motorin pesëcilindërsh 2.5 litra që përbën zemrën e këtij kombinimi të pazakontë.

Edhe RML e ka cilësuar projektin si një sfidë të veçantë, pasi ekipi duhet ta bëjë “Supervan”-in jo vetëm ekstrem, por njëkohësisht të përsëritshëm, të sigurt dhe të homologuar, pa humbur karakterin e tij. Versioni përfundimtar pritet të jetë gati në vitin 2027.

Me vetëm 30 njësi që do të prodhohen, ky Transporter mund të kthehet në një prej furgonëve më të rrallë dhe më të pazakontë të performancës në treg.

Burimi: Telegrafi