“Do të doja shumë të zbuloja kush e nisi”, Rita Ora flet për

0%

Rita Ora ka folur sërish për thashethemet e vjetra që e lidhnin atë me “Becky with the good hair”, personazhin misterioz të përmendur nga Beyonce në këngën “Sorry”, në vitin 2016. Spekulimet nisën pasi fansat vunë re se Rita kishte publikuar një fotografi me të brendshme me motive limoni dhe një varëse që dukej si shkronja “J”.

Teoritë u përforcuan edhe më tej pasi ajo u shfaq në një festë pas Met Gala me një karficë ku shkruhej “Not Becky”. Rita i ka mohuar gjithmonë këto pretendime. Në një intervistë të fundit, ajo tha se do të donte të zbulonte se kush e nisi thashethemin: “Nuk e di kush e nisi gjithë atë dramë me Becky-n, por do të doja shumë të zbuloja se kush ishte”.

Këngëtarja kujtoi gjithashtu se varësja nuk ishte me shkronjën “J”, por me “R”, e cila ishte fotografuar në mënyrë të tillë që dukej ndryshe. “Ishte rastësi. As që e mendova, betohem”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rita shtoi se në gjithë këtë histori kishte një tendencë për ta kthyer situatën në “një grua kundër një gruaje”, ndërsa sipas saj, asnjëra prej tyre nuk kishte asgjë për të fituar nga këto spekulime. Rita Ora

Burimi: Telegrafi