Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident në vendin e punës në Oranienburg të Gjermanisë. Sipas raportimeve, T.M. ra nga skela e katit të katërt të një objekti dhe, si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familjarët.
Mediat gjermane raportojnë se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në kantier. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse kompania përgjegjëse për punimet i kishte përmbushur detyrimet për mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
