Cllevio ndan pamjet, ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

0%

Muaj pas lirimit të tij, siç duket, telashet nuk kanë të mbaruar për Cllevion. Teksa po udhëtonte drejt Zvicrës, pasi kishte për të performuar natën e mbrëmshme, ai është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Malpensës në Milano të Italisë. Përmes një videoje të shkurtër në “InstaStory”, ku shfaqeshin valixhet e tij në një hapësirë pritëse.

InstaStory Me këtë mesazh, ai u kërkoi ndjesë publike fansave dhe organizatorëve për pamundësinë e pjesëmarrjes në koncert, pa dhënë detaje të tjera se çfarë e shkaktoi këtë situatë. Nga sa shihet në postim, fakt me interes është se vetë reperi ka pasur mundësi të përdorë telefonin dhe ta ndajë këtë pamje me ndjekësit e tij.

Kjo krijon përshtypjen se ngjarja mund të ketë qenë thjesht një bllokim i përkohshëm që mund të jetë sqaruar brenda orëve të para. Megjithatë, pasi nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar apo sqarim të dytë nga vetë reperi, mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht me policinë italiane dhe nëse bëhej fjalë për verifikime rutinë apo për ndonjë problem më serioz ligjor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot