Jonathan David mund të bëjë transferimin në La Liga në këto ditë të fundit të merkatos. Kanadezi, po lidhet me lëvizje drejt Atletico Madridit me bisedimet që po shkojnë me ritëm të shpejtë mes të dyja palëve. Në rast të shitjes së tij, Juventusi do të hidhet në merkato për të kërkuar zëvëndësuesin e tij.
David, ka shënuar vetëm 8 gola në 47 paraqitje me gjigantët italian sezonin e kaluar, duke mos vazhduar formën që e kishte pasur te Lille..
Burimi:
Bota Sot
