Ajax transferon yllin e Marokut

0%

Ajaxi ka arritur të përforcohet në mesfushë. Ata zyrtarizuan yllin marokan, Sofyan Amrabat i cili ishte pa klub pasi prishi kontratën me Fenerbahçen. Amrabat, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Ajaxin dhe kështu bën rikthimin në Eredivisie, ku kishte luajtur për Utrechtin dhe skuadrën rivale të Ajaxit, Feyenoordin.

Së fundi ishte i huazuar te Real Betisi ku bëri 17 paraqitje dhe ndihmoi klubin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Burimi: Bota Sot