Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe punonjësit. Flakët janë konstatuar në një sipërfaqe pranë zonës së puseve të naftës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e tij. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që rrethanat dhe shkaku i incidentit të përcaktohen pas verifikimeve në terren nga autoritetet.
