Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Hezbollah nuk dëshiron të bisedojë me qeverinë libaneze, Shtetet e Bashkuara apo Izraelin sepse “thjesht po merr urdhra nga Irani”. Zëdhënësi i DASH tha se Hezbollah mund të fillojë bisedimet me shtetin libanez kur të jetë gati të çarmatoset. Departamenti amerikan i Shtetit është tashmë në dialog me qeverinë libaneze.
“Kuadri Trilateral thotë qartë se Qeveria Libaneze është e vetmja ndërmjetësuese legjitime për diskutimet rreth së ardhmes së Libanit dhe në emër të popullit libanez”, tha zëdhënësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin libanez dhe dëshirojnë që Libani të jetë një vend i sigurt dhe sovran, citohet zëdhënësi nga ambasada amerikane.
“Siç ka thënë ambasadori Issa, ne nuk dëshirojmë asgjë tjetër veçse që ata (Hezbollah) të dorëzojnë armët e tyre”
