Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti

0%

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të policit Triumf Riza, babai i tij ka shprehur pakënaqësinë për mos-përfundimin e rastit gjyqësor, duke thënë se është fatkeqësi që edhe pas 19 vitesh drejtësia ende nuk ka marrë fund. Ai ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se një pjesë e tij, që sipas tij duhet të jetë mbrojtëse e qytetarëve, ka shkelur rregullat e veta.

“S’ka ideal më të lartë sesa flijimi për shoqëri, për rend e qetësi dhe për shtet. Fatkeqësisht, një pjesë e gjyqësisë, që ata duhet me qenë mbrojtës, ata i kanë shkelë edhe rregullat e veta. Tash e 19 vjet hala nuk ka përfundu rasti i Triumfit. Është i fundit një i këtyre bandës së Sekiraqëve që ende po gjykohet dhe s’e ka marrë dënimin.

Jo vetëm unë, por kërkush nga populli nuk janë të kënaqur me sistemin e kalbur të drejtësisë” , ka deklaruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot