Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vushtrri, ku janë përfshirë tri vetura. Ende nuk dihet nëse si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen automjetet e dëmtuara dhe Policia duke u marrë me rastin. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare për rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
