Dhunë në parkingun e LC Waikiki në Prishtinë | Dëshmitarja thotë se

0%

Një incident mes një çifti bashkëshortor në parkingun e LC Waikiki, në rrugën “Elez Berisha” në Prishtinë, ka përfunduar me intervenimin e Policisë dhe inicimin e një rasti për “Dhunë në familje”, raporton Sinjali. Sinjali mëson se rasti është raportuar më 29 gusht, rreth orës , pasi Policia kishte marrë informacion se një burrë po e rrihte një grua në parking.

Njësia policore ka dalë në lokacion, ku ka takuar gruan dhe bashkëshortin e saj. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në vend, ndërsa më pas të dy janë shoqëruar në stacion policor. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për E.E., 27-vjeçare, dhe bashkëshortin e saj G.E., 31-vjeçar.

Në deklaratën e dhënë para hetuesve, 27-vjeçarja ka thënë se bashkëshorti kishte ardhur rreth orës për ta marrë nga puna dhe se në parking mes tyre kishte nisur një mosmarrëveshje. Sipas saj, gjatë konfliktit bashkëshorti e kishte goditur me shuplakë, ndërsa ajo e ka përshkruar ngjarjen si një mosmarrëveshje të çastit. 31-vjeçari ka dhënë një version tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka pranuar se mes tyre kishte pasur debat dhe se e kishte kapur bashkëshorten për dore pasi ajo ishte larguar, por ka mohuar se konflikti kishte qenë fizik. Megjithatë, në Polici është intervistuar edhe një dëshmitare, deklarata e së cilës përputhet me pretendimin se kishte pasur dhunë fizike.

Sipas saj, rreth orës kishte parë momentin kur i dyshuari e kishte tërhequr gruan për flokësh dhe më pas e kishte goditur me shuplakë në fytyrë. Për rastin është konsultuar Prokurori kujdestar për dhunë në familje, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “Dhuna në familje”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com