Kërkimet për një turist britanik 55-vjeçar të zhdukur prej disa ditësh në ishullin grek të Kefalonisë kanë përfunduar me gjetjen e trupit të tij në një zonë të vështirë dhe malore pranë Pastrës. Burri ishte larguar i vetëm nga Katelios, ku po qëndronte me bashkëshorten, dhe ishte nisur në këmbë në drejtim të zonës së Pastrës.
Pas humbjes së kontaktit me të, nisi operacioni i kërkim-shpëtimit. Në kërkime u përfshinë forca të policisë, zjarrfikës, ekipe shpëtimi, vullnetarë dhe dronë. Operacioni u zhvillua në kushte të vështira për shkak të terrenit malor dhe temperaturave të larta. Pas disa ditësh kërkime, trupi u lokalizua në një zonë të vështirë për t’u aksesuar.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimës. Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes pritet të përcaktohen pas autopsisë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me turistin gjatë kohës që ishte i zhdukur.
